Pjesëtarët e Grupit Kumanova infektohen me Covid-19
Katër pjesëtarë të Grupit Kumanova tjanë të cilët po mbahen në burgun e Idrizoves së Maqedonisë, janë infektuar me Covid-19.
Kjo është konfirmuar nga Fatmir Reçica përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “facebook”.
Reçica ka njoftuar se dje ka bërë testin për Covid-19, bashkë me tre shokët e tij dhe të gjithë këta kanë rezultuar pozitivë.
Gjithashtu, Reçica njoftoi gjithashtu se vaksinat i kanë marrë dhe tutje bëri thirrje të vaksionhen të gjithë tjerët.
E vaksinën e tretë, Reçica njoftoi se do ta marrë shumë shpejt.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të pjesëtarit të Grupit Kumanova, Fatmir Recica:
Sot me daten 03.02.2022
Pasi që dje bëmë Testin për Covid 19 rezultatet e 4 shokve bashkëluftetarve të Grupit kumanovës e Bashkëvuajtësit ton, Sot, dolen pozitiv të gjithë ndihem mirë pa ndonje shqetësim. Ne fakt tri – katër ditet e para ishin të pakendshme, pastaj thuajse gati normal si gjithherë.
Nese shumica e njerëzve e kalojne njejtë këtë pandemi atëher urojë të kalojmë të gjithë sëbashku sa ma lehtë Po duket që vaksinat e kane bërë punen e vet, andaj vaksinohuni edhe me dozen e trete unë për shkak të neglizhences nuk e kam marre dozen e tretë vetëm se oshtë me kërku vullnetarishtë
Me respekt!
Luftëtari i UÇK-së
Fatmir Reçica nga Burgu i Idrizovës, kati parë qelia nr.5