Pjesëtarët e KFOR-it trajnohen për kontrollin e trazirave, publikohen pamje gjatë ushtrimeve

24 qershor 2024 | 10:55

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR ka zhvilluar aktivitete trajnimi për kontrollin e trazirave të turmave në Prishtinë.

KFOR-i ka publikuar edhe disa fotografi teksa shihen pjesëtarët e karabinierit italian duke u trajnuar.

“Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO zhvilloi aktivitete trajnimi për kontrollin e trazirave të turmave në Prishtinë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim.

93 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u lënduan vitin e kaluar në Zveçan gjatë protestave të qytetarëve të komunitetit serb, të cilët nuk pranonin që kryetarët shqiptarë të komunave të vendoseshin në objektet komunale.

Një vit pas protestës, KFOR-i ka vazhduar të kërkojë që faktet të vërtetohen dhe autorët të mbahen përgjegjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fidan Nazmi Ademaj nga Shtimja shpall të pavlefshme diplomën e…