Pjesëtarët e Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës dhurojnë gjak
14 qershor 2021
| 14:10
Të hënën në sheshin “Nënë Tereza” me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, pjesëtarët e Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës – NJSO, kanë dalë për të dhuruar gjak vullnetarisht.
“Dhurimi vullnetar i gjakut është vepër humane, prandaj zyrtarët e Policisë gjithnjë shprehin gatishmëri të jenë në shërbim të qytetarëve të vendit”, theksohet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës. Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e PK-së në bashkëpunim me QKKTGJ-në.