Pjesëtari i FSK-së që dyshohet se abuzoi seksualisht 15-vjeçaren është i komunitetit serb
08 shkurt 2019
| 21:53
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar për arrestimin e një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me inicialet M.S.
Ky pjesëtar dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të moshës 15-vjeçare.
Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se pjesëtari i FSK-së, me inicialet M.S, është nga radhët e komunitetit serb.
Po ashtu edhe vajza e keqpërdorur seksualisht e moshës 15-vjeçare i përket komunitetit serb.
Këtij pjesëtari të FSK-së i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
/Epoka e re/