Lirohet pjesëtari serb i FSK-së

28 prill 2018 | 20:06

Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Milosh Shoshiq që ishte arrestuar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul, është liruar dhe është kthyer në shtëpi.

Lajmin e konfirmoi për “Kallxo.com”, zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala.

“Është liruar dhe ka mbërri në shtëpi, sot është liruar është arrestuar të premten. Për momentin ende s’kemi kontaktuar me pjesëtarin dhe ta dimë cilat janë arsyet e arrestimit”, tha ai.

Arrestimi i Shoshiq erdhi ditë pasi liderë serbë kishin bërë me dije se pjesëtarët serb të FSK-së do të dënoheshin me 10 vjet burg.

Lidhur me arrestimin e Shoshiq reaguan liderët e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Spitalin e…