Pjetër Ndrecaj dënohet me 24 vite burgim për vrasjen e gruas dhe vajzës
02 nëntor 2018
| 10:17
I akuzuari për vrasjen e ish-gruas dhe vajzës së tij, Pjetër Ndrecaj, të premten është dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 24 vjet burgim efektiv.
Ai u dënua me 23 vite burgim për vrasje të dyfishtë, dhe me 2 vite të tjera për armëmbajtje pa leje.
Si përfundim, ndaj tij, gjykatësi Gëzim Pozhegu shpalli dënim unik në kohëzgjatje prej 24 vjet, me ç’rast do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.