Pjetër Shala: Akuzat e Speciales, qesharake
19 prill 2021
| 15:44
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, është paraqitur sot për herë të parë para Gjykatës Speciale.
Pas leximit të aktakuzës, Shala, i njohur me nofken “Ujku”, i ka mohuar të gjitha pikat e aktakuzës.
“Po i nderuar, i kuptova. Qesharake më duken”, ka thënë Shala, kur është pyetur nga gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, nëse i ka kuptuar akuzat të cilat i ngarkohen.