Pjetër Shala sërish ndjek virutalisht gjykimin ndaj tij, seanca vazhdon të jetë private
02 maj 2023
| 10:37
Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke vazhduar gjykimi ndaj Pjetër Shalës, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe në seancën e sotme, Shala është duke marrë pjesë virtualisht pasi i njëjti po i shpreh në këtë formë pakënaqësitë e tij me seancat private të Speciales.
Shala kishte deklaruar se të afërmit e tij dhe publiku nuk po arrin t’i dëgjojë pyetjet e mbrojtjes për dëshmitarët dhe ishte larguar nga seanca në formë demonstrative.
Menjëherë më të filluar seanca, pas prezantimit të palëve, ajo është bërë private për vijim të mëtutjeshëm.