Pjetër Shalës i vazhdohet paraburgimi, Specialja ia refuzon kërkesën për lirim
25 qershor 2021
| 12:46
I është refuzuar kërkesa për lirim nga paraburgimi ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shalës, nga gjyqtari i procedurës paraprake, në Gjykatën Speciale.
Shala vazhdon të qëndroj në paraburgim në Hagë pasi i është refuzuar kërkesa e tij për lirim të përkohshëm.
Ndërsa me këtë rast, gjyqtari ka urdhëruar avokatët e Shalës që të dërgojë parashtresa deri më 23 korrik për rishikimin e radhës së arsyeve për mbajtjen në paraburgim dhe të njëjtin urdhër ia ka dhënë edhe prokurorisë.
Gjithashtu, Specialja ka njoftuar se paraburgimi i është vazhduar edhe Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit.