Pjetër Shalës i zgjatet afati për ta dorëzuar dosjen e apelimit të urdhrit për zhdëmtim

13 shkurt 2025 | 11:49

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim që për mbrojtjen e Pjetër Shalës të zgjatet afati për dorëzimin e dosjes së apelit ndaj urdhrit për zhdëmtim të viktimave, i cili obligon të pandehurin që t’i paguaj 208 mijë euro dëmshpërblim.

Njoftimi për apel, mbrojtja e Shalës e kishte dorëzuar më 28 janar andaj afati i fundit ishte që dosjen ta dorëzonte me së largu deri më 28 shkurt. Por, ky afat është shtyrë deri më 14 mars 2025.

Pjetër Shala i përfaqësuar nga mbrojtja e tij, ka dorëzuar në Apel kërkesën kundër urdhrit për zhdëmtim që iu shqiptua më 29 nëntor 2024, i cili e obligonte që t’iu paguante viktimave 208 mijë euro.

Duke u mbështetur në pesë pika, Shala kërkon që të Paneli i Apelit ta pezullojë shqyrtimin e apelimit kundër këtij urdhri për zhdëmtim derisa të shqyrtohet apelimi për dënimin me 18 vjet burg, ndaj tij për krime lufte ose ta anulojë masën e dhënë dhe ta kthejë atë në rishqyrtim tek një trup gjykues tjetër, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në kuadër të…