Pjetërshtica e Shtimes vendoset në karantinë
19 prill 2020
| 15:00
Pas paraqitjes se nëntë rasteve me Covid-19 në Pjetërshticë dhe një rasti në Vojnoc, Komuna e Shtimes ka thirrur mbledhjen urgjente të shtabit emergjent për të marrë masat dhe përgjigjen ndaj kësaj situate.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë, IKShPK-ja dhe kjo komunë kanë marrë vendim për të karantinuar fshatin Pjetërshticë.
“Banorët nuk duhet të ndihen të shqetësuar me marrjen e vendimit, mirëpo këtë duhet ta konsiderojnë si mbrojtje ndaj shëndetit të tyre”, ka thënë kryetari Ismajli.