Plaçkitet familja e Jan Vertonghen

15 mars 2020 | 12:36

Familja e Jan Vertonghen, yllit të Tottenhamit në Premierligë, është plaçkitur në shtëpinë e vet nën kërcënimin e thikës nga katër burra të armatosur. Rasti kishte ndodhur natën e së martës kur mbrojtësi belg ishte në detyrë me klubin e tij në Ligën e Kampionëve.

Policia ka konfirmuar se burra të veshur me kapuça ishin futur me forcë në shtëpinë e futbollistit, ku ndodheshin bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

Mbrojtësi 32-vjeçar nga Belgjika në atë kohë ishte në Gjermani duke luajtur për Tottenhamin në ndeshjen e kthimit kundër RB Leipzig në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

“Ne jemi duke e përkrahur Janin dhe familjen e tij gjatë kësaj kohe traume të tmerrshme”, ka thënë një zëdhënës i Tottenhamit.

“Ne u bëjmë thirrje atyre që kanë çfarëdo informate ta ndihmojnë policinë gjatë procesit të hetimeve”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Policia Metropolitane ka thënë: “Policia u thirr në një adresë banimi NË3 në orën 19:49 më 10 mars, për ta raportuar një vjedhje. Oficerët shkuan në vendin e ngjarjes. U raportua se katër burra me kapuça, të armatosur me thika, ishin futur me dhunë në pronë dhe kishin vjedhur një numër gjërat dhe kishin ikur”. Policia njoftoi se nuk ka pasur të lënduar. Vertonghen është futbollisti më i fundit viktimë e plaçkitjes nga hajnat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të filluar…