Plaçkitet shtëpia e Bajram Kelmendit

04 prill 2024 | 08:24

Shtëpia e avokatit Bajram Kelmendi, i cili bashkë me dy djemtë e tij ishte vrarë nga forcar serbe, është plaçkitur mbrëmë.

Kështu ka bërë me dije mbesa e tij, Elena Kelmendi.

”Viti 2024 rreth një javë pas 25 vjetorit të vdekjes se familjarëve tanë, njerëzit që dhanë shumë më shumë se jetën për këtë vend, e shpija ku kanë jetu e vepëruar këta deshmorë u thy e u vjedh prej njerzëve të poshtër e të pashpirtë”, ka shkruar ajo.

Avokati Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij ishin marrë nga shtëpia e tyre dhe ishin ekzekutuar rrugës për Fushë-Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi të Kosovës sot në ora 11:00 do të mbajë…