Plaçkitja e shtëpisë së Bajram Kelmendit: Hajnat u zunë në flagrancë nga policia
FOTO: Kosovare Kelmendi
Disa persona kanë hyrë mbrëmë në shtëpinë e avokatit të ndjerë Bajram Kelmendi.
Por, kjo tentativë për të plaçkitur ju shkoj huq, pasi që u zunë në flagrancë nga policia.
Vajza e tij, Kosovare Kelmendi, tha për Klankosova.tv se reagimi i policisë ishte tejet profesional dhe i jashtëzakonshëm.
Ajo theksoi se të dyshuarit u kapën brenda pesë minutave.
“Vetëm kaq mund te prononcohem se e falenderojmë policinë e Kosovës për profesionalizmin e jashtëzakoshëm dhe efikasitetin që kanë treguar në këtë rast, duke ju përgjigjur thirrjes sime dhe duke reguar në kohë rekord prej pesë minuta për ti kapur në flagrancë -mbrenda në shtëpi kryesit e veprës. Me respekt të veçantë”, tha Kelmendi për Klankosova.tv
Avokati i njohur Bajram Kelmendi, u vra para 25 vjetësh nga forcat serbe bashkë me dy djemtë e tij.