‘Plagë në gjoks nga pistoleta’, policia jep detaje për vdekjen e ish-drejtorit të Shëndetësisë në Deçan

19 mars 2021 | 11:58

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje shtesë për vdekjen e ish-drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Deçanit, Mustafë Hasanaj.

Sipas policisë i njëjti është gjetur i shtrire në oborrin e shtëpisë së tij, me një plagë në gjoks nga arma e zjarrit.

I njëjti ka ndërruar jetë më pas në Spitalin e Pejës.

Policia është duke e hetuar rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Deçan, 18.03.2021 – 07:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në oborrin e tij dhe i njëjti kishte një plagë në gjoks, ku dyshohet se ishte shkaktuar nga arma e zjarrit.

Në afërsi të viktimës është gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante policore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet kryesore të Bashkimit Evropian do të rinisin imunizimin kundër…