PLAGËT TONA
27 nëntor 2019
| 09:58
Me këto mjete të punës, në tokën e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, po punohet në tokë.
Po kërkohen 1 652 të pagjeturit e Kosovës të cilët i vrau dhe i zhduku Serbia gjatë viteve 1998-1999. Këtu nuk janë të gjithë të zhdukurit. Mund të mos jetë asnjë. Mund të jenë në ndonjë vend tjetër. Megjithatë, këtu po hapet një plagë e madhe e jona që të mbyllen shumë plagë të familjarëve të të pagjeturve të cilët shpresojnë se, nëse nuk i gjejnë këtu eshtrat e të dashurve të tyre, do t’i gjejnë diku tjetër. Plagët tona janë të panumërta e të pafundme.
/Epoka e re/