Plagosen disa persona pas një incidenti në festivalin e Spanjës
Dhjetëra persona janë plagosur, katër prej tyre më rëndë, pasi një pjesë e shëtitores prej druri është rrëzuar në kohën kur po mbahej një festival i sportit dhe muzikës në Spanjë.
Hapësira afër detit ishte e mbushur me njerëz që po shikonin artistët duke kënduar në organizimin dyditor, O Marisquino në qytetin veriperëndimor, Vigo në Galicia.
Mediet lokale kanë raportuar që më shumë se 130 persona janë duke u trajtuar nga plagët apo tronditja.
Sipas raportimeve, disa persona që kanë qenë në atë hapësirë, rreth 30 metra të gjatë, kanë rënë në det pas shembjes së saj.
Dëshmitarët kanë treguar për skena të panikut derisa njerëzit kanë kërkuar siguri.
Disa ekipe të shpëtimit kanë qenë në vendin e ngjarjes teksa edhe zhytësit kanë kontrolluar zonën për t’u siguruar se askush nuk ka mbetur nën pjesën e shembur.
Polica në anën tjetër ka konfirmuar se nuk ka persona të vdekur.