Plagosen dy persona në veri të Kosovës
13 maj 2023
| 10:08
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani ka konfirmuar për Portalin Dukagjini se dy të plagosurit janë dërguar për trajtim në spital. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka një të dyshuar dhe është në kërkim të tij.
Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një incident me armë zjarri ka ndodhur në veri.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Dy persona janë plagosur në këmbë me armë zjarri dhe janë dërguar për trajtim në spital, gjendja e tyre është jashtë rreziku për jetë. Policia tashmë ka një të dyshuar lidhur me rastin dhe është në kërkim të tij”, ka deklaruar Elshani.
Ky i fundit ka thënë se motivet nuk dihen akoma.