Plagosën tre persona afër selisë së NSA-së
14 shkurt 2018
| 15:04
Një person i dyshuar është arrestuar, pasi tre vetë janë qëlluar me armë dhe plagosur afër selisë së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) së Shteteve të Bashkuara në Merlind, kanë raportuar mediet lokale.
Sot më herët, policia ka bërë me dije se ishte duke u përgjigjur ndaj një incidenti me “të shtëna të mundshme”.
Është thënë se një autostradë e afërt është mbyllur në të dy drejtimet për shkak të hetimeve.
Duket se një makinë është përplasur në barrierën e betonit që e rrethon selinë, ndërsa vrimat e plumbave ishin të dukshme në pjesën e përparme të makinës.