
Plagoset me armë një person në Prishtinë
10 shtator 2019
| 13:38
Sot rreth orës 12:00 janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ku si pasojë është plagosur një person.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhur rasti”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se nga këto të shtëna është plagosur një person.
“Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit është plagosur një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.