
Plagoset me revole një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati
07 tetor 2022
| 11:05
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Memo Mato” në Prishtinë.
Viktima është dërguar në QKUK pas plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari gjendet në arrati.
Rasti është klasifikuar si vrasje e rëndë në tentativë.