Plagoset një 25-vjeçar në Prishtinë
21 mars 2018
| 22:37
Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se pasditen e së mërkurës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në qendër të Prishtinës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë në rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në një lokal në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.
Aty është plagosur një person i gjinisë mashkullore N.S. 25-vjeçar.
Ai është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa është identifikuar një person i dyshuar. Aktualisht i dyshuari ndodhet në arrati.