Plagoset një 39-vjeçar në Prizren
08 shkurt 2021
| 14:13
Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 08:50. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar me inicialet V.H.
Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Policia në Prizren në ora 8 e 50 minuta ka marrë informacion se në emergjencë është dërguar një person i plagosur me armë zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë shkuar në emergjencë edhe kanë kuptuar se V.H, viti i lindjes 1982 siç kanë thënë gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi për “KK”.
Gashi ka thënë se ende nuk dihet për rrethanat e ngjarjes, por se po punohet për ta kapur të dyshuarin.