Plagoset një 46-vjeçar në Gjakovë, kjo është gjendja e tij shëndetësore

06 shkurt 2022 | 18:28

Një plagosje është raportuar të ketë ndodhur gjatë ditës së stome në rajonin e Gjakovës.

Rreth orës 13:00, një person është vërejtur nga dëshmitarët me plagë në kokë e që dyshohet të jenë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka konfirmuar.

Gjurkaj deklaroi se viktima është i moshës 46 vjeçare dhe i njëjti ishte gjetur me shenja jete dhe më pas është dërguar për tretman në kuadër të Emergjencës.

“Me datë 06.02.2022 pas orës 13:00 Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar një informatë për një person i cili është vërejtur nga dëshmitarët me plage ne kokë qe dyshohet te jete shkaktuar nga arma e zjarrit ne vendin e quajtur Shkugezë. Patrulla policore ka dalë ne vendin e ngjarjes ku ka konfirmuar rastin. Viktima i moshës 46 vjeç është gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete, i njëjti është dërguar në emergjencë. Po ashtu ne vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimës. Në vendin e ngjarjes kane dalë të gjitha njësitë përgjegjëse ndërsa viktima është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë. Nuk dihen shkaqet e këtij incidenti”, ka thënë ai.

Ai shton se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë gjetur një gëzhoj në afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti.

“Provat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti nën hetime”, ka deklaruar Gjurkaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa, këngëtarja me prejardhje shqiptare që na ka bërë…