Plagoset një kamarier në Samadraxhë
03 gusht 2018
| 20:02
Një kamarier , 33 vjeçar, është plagosur me armë zjarri në Samadraxhë të Suharekës, ku drejt tij janë shtënë tre plumba.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar edhe Vesel Gashi nga Policia Rajonale e Prizrenit.
“Policia është në vendin e ngjarjes dhe jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet konform ligjit”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.
Ende nuk dihen motivet e këtij konflikti.