Plagoset një person në Fushë-Kosovë
Në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë-Kosovë, ditën e shtunë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje.Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.
Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit” deklaroi Ahmeti