Plagoset një person në Malishevë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është plagosur të premten në Malishevë. Rasti ka ndodhur në një lokal.
I plagosuri është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka thënë se është arrestuar një i dyshuar. Shtëpia e tij është bastisur por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Është raportuar se në një lokal, ka ndodhë një rast plagosje me armë zjarri. Viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka dorëzuar një armë me gaz me shtatë (7) fishekë kal.9mm dhe një gëzhojë fisheku me gaz e cila armë dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në raportin e PK-së.