Plagoset një person në Mitrovicë
29 qershor 2019
| 22:28
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e gjuajtjes me armë në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për “lajmi.net”, se ka pasur gjuajtje me armë nga të cilat një person ka mbetur i plagosur.
Ai ka thënë se i plagosuri është duke u trajtuar në spital.
“Informacionet janë se është raportuar për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Ai është dërguar në spital. Aktualisht Policia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.