Plagoset një person në Mitrovicë

20 shtator 2024 | 11:37

Një person është plagosur sot me armë zjarri në rrugën ‘Fatime Hetemi’, në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti konfirmoi për Telegrafin se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.

Zahiti ka pohuar se njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ultrasit e Romës kanë njoftuar se do të organizojnë një…