
Plagoset një person në qendër të Gjakovës, i dyshuari arratiset
11 prill 2025
| 22:29
Një person është plagosur sot në Gjakovë në rrugën “Bardhyl Qaushi”, në qendër të qytetit.
Këtë e ka konfirmuar për Express drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili tha se i dyshuari që ka shtënë është në arrati, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.
“Është një plagosje. Rasti ka ndodhë te ish-gjykata. Viktima është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është në arrati, por është identifikuar. I plagosuri po trajtohet në spital”, tha ai.