![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/shiriti.jpg)
Plagoset një person në Vitomiricë të Pejës
27 nëntor 2023
| 14:58
Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Vitomiricë të Pejës.
Rasti ka ndodhur brenda një lokali mëngjesin e sotëm në rrugën “Alija Izetbegoviq”, rreth orës 07:15.
“Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion ka takuar dy persona njëri nga ta ishte i lënduar nga arma e zjarrtë, i lënduari menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, ka njoftuar policia.
I dyshuari R.K, i lindur më 1989 është arrestuar nga policia.
Po ashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Pas intervistimit të dyshuarit nga na e hetuesve rajonal në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit shtetit i njëjti ёshtё ndaluar për 48 orё.