Plagoset një i ri në Mitrovicën e Veriut
25 qershor 2018
| 23:31
Një i ri rreth moshës 21 vjeçare, me mbiemrin Jevtiq, është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 21:00 në fshatin Suhodoll në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.
Ai ka thënë se sipas deklaratës së viktimës, ai është sulmuar nga një person që ndodhej në një veturë “Golf 4” që ishte në lëvizje.
”Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është në kërkim të autorit të këtij sulmi”, ka thënë Hoti.(KP)