Plagoset një shtetas i huaj në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë
30 mars 2020
| 14:16
Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur pak më parë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Nga kjo përleshje është therur një shtetas i huaj.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në ora 12:40, kemi marrë informatën se në sheshin ‘Zahir Pajaiti’ në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë – thikë është plagosur një person (shtetas i huaj). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti për “KK”.
Ahmeti ka theksuar se hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti si dhe janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast.