Plagoset rëndë një person në Klinë, arrestohen tre të dyshuar

20 tetor 2021 | 12:08

Mbrëmë rreth orës 18:20, Policia e Kosovës është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në fshatin Qupevë e Ulët-Klinë.

Nga QKMF-ja në Klinë, policia është njoftuar se një person është lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë), i njëjti me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve viktima është dërguar ne QKUK-Prishtinë.

Të dyshuarit e rastit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë kërkuar nga Njësitet e Stacionit Policor në Klinë.

“Pas një pune intensive të Policisë, mbrëmë rreth orës 23:00, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar, një nga ta i mitur”, ka njoftuar policia.

Të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit social janë intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se…