Plagoset ushtari rus që ishte urdhëruar të përdhunonte gratë ukrainase
15 prill 2022
| 18:56
Është plagosur ushtari rus i cili kishte marrë udhëzime nga gruaja e tij që të përdhunojë gra ukrainase.
Radio Liberty bënë të ditur se i njëjti është plagosur dhe po trajtohet në një spital në Sevastopol.
Mark Krutov nga REL ka bërë të ditur se gruaja e ushtarit të plagosur, ka lindur në Orel dhe bashkë me burrin e saj po rrisnin një djalë 4-vjeçar.
“Nëse jeni mirë me të jetuarit në tokën e vjedhur, atëherë pse të mos autorizoni burrin tuaj të ‘vjedhë’ dhe përdhunojë njerëzit, me të vërtetë”, ka shkruar ai në Twitter.