Plagosja e të miturit në Fier, arrestohet një 17-vjeçar
12 janar 2025
| 17:16
Gjatë mbrëmjes të së shtunës, në Fier u plagos një 16-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas disa orësh kërkim, bënë të mundur kapjen e një 17-vjeçari, të dyshuar për plagosje.
Sipas mediave të Shqipërisë, 17-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në këmbë, 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.