Plagosja me armë në lokalin ‘Exit’ në Prishtinë, 37-vjeçari dërgohet në spital
Është raportura sonte për një rast të plagosjes që ka ndodhur në një lokal në lagjen Emshir në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar, teksa të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia, teksa burimet kanë bërë me dije se për cilin lokal bëhet fjalë.
Siç mësohet incidenti me armë zjarri ka ndodhur në lokalin ‘Exit’, ku i lënduar ka mbetur një 37-vjeçar, i cili është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Nga Policia kanë njoftuar se bëhet fjalë për B.A., duke shtuar se po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.
“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës.
Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.”, tha për Sinjalin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.