Plagosja në Prishtinë, dyshohet se një pjesëtar i FSK-së i përfshirë në rast
05 gusht 2023
| 01:00
Disa të plagosur është bilanci i një konflikti të çastit në një lokal në qendër të Prishtinës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i përfshirë në rast është edhe një pjesëtar i FSK-së.
Madje dyshohet se i njëjti ka përdorur edhe armën në këtë konflikt.
Të plagosurit po trajtohen në QKUK, ndërsa gjendja e njê personi është kritike.