Plagosja në Prishtinë: Policia e konfirmon rastin, detaje të reja

06 nëntor 2024 | 18:09

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në fshatin Drenoc në Prishtinë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, pas një incidenti të ndodhur.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht emrin e të dyshuarit që plagosi një personin tjetër në Drenoc të Prishtinës, bëhet fjalë për Leonit Berisha.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se gjatë të shtënave me armë është plagosur një person dhe se rasti ndodhi sot rreth orës 15:00.

Tutje, Ahmeti tha se personi i plagosur nga arma e zjarrit është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në fshatin Drenoc të Prishtinës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për Sinjalin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Nuk ishte rastësi organizimi dhe mbajtja e Akademisë…