Plagosja në Prizren, dy anëtarë të familjes Lika në kërkim – mësohet identiteti i njërit prej tyre
22 maj 2024
| 22:57
Pak çaste më parë Paparaci transmetoi raportimet e Sinjalit rreth një plagosje në Prizren, ku thuhet të kenë pësuar dy persona.
Lidhur me këtë, gjithnjë sipas mediumit përkatës, në kërkim janë dy persona të familjes Lika, kurse Hajdin Lika është një nga ta.
Emrat e tyre janë të njohur për organet e rendit edhe për shkak të të kaluarës dhe historisë së tyre që është e njohur për publikun.
Sipas informacioneve të para, njëri nga viktimat ka marrë plagë nga arma e zjarrit, kurse tjetri nga sulmi me shkop bejsbolli.