Plagosja në Viti ndodhi për shkak të mosmarrëveshjes për pronë
Dy persona u plagosën dje në Viti. Detaje të reja për rastin janë dhënë nga Policia e Kosovës.
Gjithçka dyshohet se ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje për pronë.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth kontestit pronësor, dy meshkuj kosovarë janë plagosur nga arma e zjarrit. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.
Fillimisht ishte arrestuar një i dyshuar e më pas u ndaluan edhe dy të plagosurit, të cilët u dërguar në mbajtje për 48 orë.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47, 4 fishekë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, një pistoletë e llojit Sig 14, 3 fishekë të kalibrit 9mm, një pushkë gjuetie, një pistoletë Sig auer, 28 fishekë të kalibrit 9×19 mm.