Plagosje me armë zjarri në Drenas

19 janar 2018 | 23:07

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në Drenas.

Viktima sipas burimeve te “KALLXO.com” ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.

Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:00 e kemi pranuar informacionin për një plagosje me armë zjarri. Rasti ka ndodhur ne Komoran”, deklaroi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo tregoi se i plagosuri ka inicialet I.S., i lindur në vitin 1962.

“I plagosuri është transportuar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari Xh.N. (1962) është arrestuar nga Polici”’, deklaroi Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, shpreson se partnerët e…