Plagosje me armë zjarri në Tërnavë të Podujevës

13 gusht 2023 | 23:37

Sonte, në fshatin Tërnavë të Podujevës janë dëgjuar të shtëna me armë, ku dyshohet të jetë plagosur një person.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se një person dyshohet se ka qëlluar një tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari tashmë është identifikuar nga Policia dhe së shpejti pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Lidhur me rastin, Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia, por të njëjtit nuk kane qenë të qasshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të bëjnë paraqitje të shkëlqyeshme në arenën…