Plagosje në Lebushë të Deçanit, arrestohet i dyshuari

20 prill 2018 | 11:10

Një person është plagosur sot në mëngjes me arme zjarri ne fshatin Lebushë të Deçanit.

Plagosjen e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se policia menjëherë ka dalë në vend te ngjarjes dhe ka arrestuar një person të dyshuar.

“Rreth orës 8:28 policia ka pranuar informatën se ka ndodhur një incident ne fshatin Lebushë të Deçanit. Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, me ç’rast ka arrestuar një person të dyshuar dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë e zjarrit”, ka thënë Rugova për “Kallxo.com”.

Sipas tij, nga ky incident një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa i plagosuri nuk ndodhet në rrezik për jetë.

“Viktima është dërguar fillimisht nga qytetarët në QKMF në Deçan, ndërsa më pas është transportuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Gjendja e tij momentalisht është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gigi Hadidi është një nga modelet më të kërkuara dhe…