Plagosje në Pejë, viktima në gjendje të rëndë
Një plagosje ka ndodhur sonte në Pejë, si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në rrugën Jeton Dedushaj.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, i cili tha se viktima për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për në QKUK.
“Një person është plagosur me thikë, për këtë cështje menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes policia dhe prokurori i Krimeve të Rënda. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, ndërkaq është duke u bërë përpjekje maksimale për arrestimin e personit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme, tha Nikçi.
Po ashtu edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi e konfirmoi rastin, duke treguar se dy të dyshuarit janë të njohur për policinë.
“Rrreth 19:30 policia është njoftuar për një rrahje në rrugën Jeton Dedushaj në Pejë, gjatë përleshjes është përdorur mjeti mprehtë thikë, me që rast një person është therr me thik dhe është dërguar për në spitalin rajonal, gjersa të dyshuarit janë largyuar nga vendi I ngjarjes në drejtim të panjohur.
Në vend të ngjarjes janë njësitë kompetente. Dy të dyshuarit janë të njohur për policinë”, tha Gashi.