‘Plakat e Prillit’ rikthejnë reshjet e borës, qindra makina mbeten të bllokuara në rrugën e Arbrit

06 prill 2025 | 19:56

Reshjet e borës kanë paralizuar qarkullimin e makinave në rrugën e Arbrit, si dhe kanë shkaktuar vështirësi në disa akse të tjera rrugore në vend.

Problematike situata paraqitet këtë pasdite në rrugën e Arbrit, aty ku qindra makina janë bllokuar në pamundësi të lëvizin për shkak të reshjeve intensive të borës që duket se ka kapur në befasi jo vetëm shoferët por edhe autoritetet përkatëse për mirëmbajtjen e rrugës.

Shoferët ankohen se janë bllokuar për orë të tëra së bashku me familjarë, të moshuar e fëmijë, ndërsa asnjë mjet borëpastrues nuk ka mbërritur deri në këto momente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për arrestimin e…