Plakja e popullsisë/ Koreja e Jugut shpall emergjencë demografike
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol shpalli emergjencë kombëtare demografike për shkak të nivelit të ulët të lindjeve dhe një popullsie në plakje.
Duke shpallur emergjencën kombëtare demografike, presidenti Yoon u zotua të bëjë përpjekje të gjithanshme për të trajtuar shkallën e ulët të lindjeve në vend, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.
“Sot, unë deklaroj zyrtarisht emergjencë kombëtare demografike. Ne do të aktivizojmë një sistem gjithëpërfshirës deri sa të tejkalohet çështja e nivelit të ulët të lindjeve”, tha Yoon.
Koreja e Jugut po përballet me nivele të ulëta të lindjeve dhe plakje të popullsisë pasi vendi regjistroi një normë të re të ulët të lindshmërisë prej 0,72 vitin e kaluar.
Sipas një raporti, çiftet koreano-jugore shmangin krijimin e një familjeje dhe lindjen e fëmijëve për disa arsye, duke përfshirë koston e lartë të strehimit, arsimit dhe orët e gjata të punës.
Megjithatë, presidenti Yoon premtoi të ndërmarrë hapa konkretë si rritja e shtesave për pushim prindëror, zgjatja e lejes për baballarët, zbatimi i orarit fleksibël të punës dhe lehtësimi i barrës arsimore për prindërit.