Plaku, afër largimit nga Gjilani

26 gusht 2020 | 13:53

Sebino Plaku do të largohet nga Gjilani. Sulmuesi që ka një eksperiencë të madhe në Superiore, verën e kaluar nënshkroi për Llapin, por në Podujevë gjërat nuk shkuan si duhet për të. Gjilani e kërkoi në janar dhe në fund palët gjetën gjuhën e përbashkët dhe sulmuesi u vu në urdhrat e trajnerit Gentian Mezani.

Te Gjilani ai u mundua të ndihmonte skuadrën e tij, që në fund e mbylli në vend të dytë. Mes sulmuesit dhe klubit dardan ka pasur bisedime për rinovimin e marrëveshjes, por oferta e bërë nuk ka qenë e kënaqshme dhe gjasat janë që Plaku të ndryshojë skuadër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se marrëveshja…