Plaku në protestë, i drejtohet Kurtit: Të kallxojmë na ty me t’29-tin
26 janar 2022
| 13:47
Një i moshuar në protestën e sotme ka shpërthyer në fyerje kundër kryeministrit Albin Kurti duke e quajtur “Albin Qeni” dhe “Albin Hajni”.
Ai e paralajmëruar kryeministrin Kurti se do të marrë pjesë edhe në protestën tjetër me 29 janar.
“Të kallxojmë na ty me t’29-tin”, tha ai në përfundim të protestës.
Protesta e sotme pati qindra pjesëmarrës të cilët kundërshtuan propozimin për shtrenjtim të rrymës.
Në marshin protestues pati thirrje të tjera kundër kryeministrit Kurti duke e quajtur “Albin rrenci” dhe “Albin mashtruesi”.
Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe e kanë përfunduar protestën para qeverisë.