Plaku synon titullin me Gjilanin

07 janar 2020 | 20:34

Sulmuesi Sebino Plaku ka folur për herë të parë si lojtar i skuadrës së Gjilanit. Ai bëri me dije se e zgjodhi ketë skuadër pasi i përshtatet stilit të tij.

“Zgjedhja e Gjilanit ishte për disa arsye dhe sa herë që kam parë Gjilanin të luante, mendoja se do përshtateshim më së miri me njëri tjetrin. Me Gjilanin kemi ambicie të njëjta, për të marrë maksimumin e situatës dhe kjo na bën të përputhemi më së miri”, ka thënë Plaku.

Sulmuesi nga Tirana, pati edhe disa fjalë për tifozët kuq e bardhë, duke thënë se është motiv i madh të luash para tyre. “Për tifozët e kam ndjerë si kundërshtar që është tifozeri e ndjeshme dhe e zjarrtë, mendoj se është fat për çdo ekip të ketë përkrahjen e tifozëve, sepse është motiv i shtuar për cilin do nga ne. Uroj në fund të festojmë bashkë dhe t’i kalojmë këto momente, si historike”, ka deklaruar Plaku.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bejtullah Tahiri Lajm më të mirë se kur mësova që shoku…